Gjendet i vdekur një burrë në Drenas

Një burrë është gjetur pa shenja jete në fshatin Poklek i ri të komunës së Drenasit, sonte rreth orës 18:30.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, “mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje”, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.

“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Poklek i ri të komunës së Drenasit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka thënë se institucionet janë duke i marrë të gjithë hapat e nevojshëm për rastin.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha ajo.