Gërmia
Ndalohet qarkullimi i automjeteve në drejtim të parkut të Gërmisë
Komuna e Prishtinës ka lëshuar një urdhëresë që ndalon qarkullimin e automjeteve në drejtim të parkut të Germisë më rastin e 1 Majit, ditës së punëtorëve.
Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve “Normale”, “Sofalia” “Tauk-Bahçe” dhe restoranteve që veprojnë në këtë park, do të jetë:
-Kryqëzimi i rrugëve 1 Tetori – “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paçarizi”
-Kryqëzimi i rrugëve “Nazim Gafurri”, “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica”
-Kryqëzimi i rrugëve “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë në drejtim të pishinës dhe parkut “Gërmia”.
Pērjashtim nga kjo urdhëresë bëjnë autobusët e Trafikut Urban, linja 4, automjetet e: Policisë së Kosovës, KFOR, EULEX, “Hortikultura”, “Pastrimi”, drejtoria e Inspekcionit dhe ato emergjente.
Traditë e kosovarëve për vite me radhë ka qenë që për 1 Maj ta kalojnë ditën në parkun e Gërmisë dhe jo vetëm, e me raste nuk ka munguar as muzika e vallja.
Kjo është urdhëresa e plotë e Komunës së Prishtinës: