Programit Botëror të Ushqimit: Të gjithë në Gaza janë të uritur

Shefja e Programit Botëror të Ushqimit (WFP) Cindy McCain po paralajmëron për qasjen e kufizuar në ushqim dhe ujë në Rripin e Gazës, raporton CNN.

Sistemi humanitar po shembet, ” ka deklaruar McCain në një deklaratë të mërkurën. “Të gjithë në Gaza janë të uritur”.

Zyrtarë nga WFP thonë se 97% e familjeve palestineze në zonat veriore të brezit dhe 83% në jug raportuan konsum të pamjaftueshëm të ushqimit – ku shumë prej tyre kishin kaluar të paktën një ditë pa ngrënë.

“Rreth 88 për qind e familjeve në qeveritë veriore dhe rreth 54 për qind në qeveritë jugore raportuan se kishin kaluar të paktën një ditë dhe një natë të plotë pa ngrënë në katër javët e fundit sepse nuk kishte ushqim të mjaftueshëm”- thotë WFP në raportin e saj të fundit duke shtuar se 20% në veri dhe 14% në jug duhej ta bënin këtë më shumë se 10 herë.

Mungesa e gazit për gatim në Gaza ka bërë që shumë njerëz të mbështeten në djegien e mbeturinave, dru zjarri dhe mbeturina druri, të cilat mund të kenë pasoja negative shëndetësore, duke përfshirë rreziqe të larta të sëmundjeve të frymëmarrjes, sipas të dhënave të WFP.

Për më tepër, nivelet mesatare të konsumit ditor të ujit të pastër variojnë midis 1,5-1,8 litra për person në të gjithë brezin e Gazas, që është shumë më poshtë se 15 litra vëllimi mesatar minimal i ujit për pije dhe higjienë për person në ditë./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala