Prizreni del nga karantina

Komuna e Prizrenit sonte me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë do të dalë nga karantina.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu.

Prizreni është futur në karantinë me datën 12 prill.

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur jokushtetues vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ta shpallur zonë karantinë territorin e komunës së Prizrenit.

“Gjykata vendosi me shumicë votash, që Vendimi [nr. 214/IV/2020] i 12 prillit 2020 i Ministrisë së Shëndetësisë për shpalljen e Komunës së Prizrenit “zonë karantinë”, nuk është në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Prizreni është komuna e dytë më e prekur me COVID-19 me 78 raste, pas Ferizajt, i cili i ka 98 raste.