Prizreni. Foto: KALLXO.com

Kushtetuesja e shpall jokushtetues vendimin e MSh-së për shpalljen e Prizrenit zonë karantinë

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur jokushtetues vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ta shpallur zonë karantinë territorin e komunës së Prizrenit.

“Gjykata vendosi me shumicë votash, që Vendimi [nr. 214/IV/2020] i 12 prillit 2020 i Ministrisë së Shëndetësisë për shpalljen e Komunës së Prizrenit “zonë karantinë”, nuk është në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

PDK-ja i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për interpretimin e përputhshmërisë së vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Më poshtë e gjeni aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë, pas kërkesës së PDK-së:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenet 113.2 (1) dhe 116 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 59 (2) të Rregullores së punës, më 1 maj 2020,

VENDOS

  1. TË DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të pranueshme;
  2. TË SHPALLË, njëzëri, që Vendimi [nr.229/IV/2020] i 14 prillit 2020 i Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në territorin e Komunës së Prizrenit (pikat I, II, III, IV, VI, VII dhe VIII), është në përputhshmërime nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;

III. TË SHPALLË, njëzëri, që Vendimet [nr.238/IV/2020] dhe [nr. 239/IV/2020] e 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunat e Dragashit dhe Istogut (pikat I, II, III, V, VI dhe VII), respektivisht, janë në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;

  1. TË SHPALLË, më shumicë votash, që pika V e Vendimit [nr.229/IV/2020] të 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunën e Prizrenit, dhe pika IV e Vendimeve [nr. 238/IV/2020] dhe [nr. 239/IV/2020] të 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunat e Dragashit dhe Istogut, përkitazi me kundërvajtjet administrative, nuk janë në përputhshmëri menenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;
  2. TË SHPALLË, me shumicë votash, që Vendimi [nr. 214/IV/2020] i 12 prillit 2020 i Ministrisë së Shëndetësisë për shpalljen e Komunës së Prizrenit “zonë karantinë”, nuk është në përputhshmëri menenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;
  3. TË SHPALLË, të pavlefshëm, në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës, pikën V të Vendimit [nr.229/IV/2020] dhe pikën IV të Vendimeve [nr. 238/IV/2020] dhe [nr. 239/IV/2020], të cekura në pikën IV të këtij dispozitivi, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi;

VII. TË SHPALLË, të pavlefshëm, në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës, Vendimin [nr. 214/IV/2020] të cekur në pikën V të këtij dispozitivi, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi;