Gjykata në Prizren

Prizrenasi dënohet me burg për vjedhjen e telefonit në shtëpi të shëndetit

Gjykata e Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit  Sh.Ç., për veprën penale vjedhje.

Sh.Ç., është dënuar me një vit burgim dhe 300 euro gjobë  për vjedhjen e një telefoni dhe 25 eurove.

Sipas njoftimit të gjykatës  Sh.Ç., më 24 tetor 2019, në korridorin e QKMF-së  në Prizren, me qëllim që vetes t’i sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm, ia kishte grabitur telefonin një gruaje.

Tutje thuhet se i pandehuri kishte shkuar në vendin shtëpi të shëndetit për t’u kontrolluar te mjeku dhe aty e kishte shfrytëzuar momentin pasi që e dëmtuara ishte duke pritur në rend për t’u kontrolluar dhe nga çanta e krahut ia kishte marrë telefonin si dhe para të gatshme në vlerë prej 25 euro. Më pas i pandehuri ishte larguar nga vendi i ngjarjes pa u vërejtur nga askush,

I akuzuari është obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, të paguajë shumën prej 30 euro, dhe shumën prej 30 euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, thuhet në komunikatën për media të Gjykatës.