Ilustrim

Prizren, viktima raporton në polici për dhunën në familje

Një grua në Prizren ka raportuar gjatë ditës së djeshme në polici një rast të dhunës në familje.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, viktima e rastit ka raportuar dje rreth orës 11:00 në polici se i dyshuari, anëtar i familjes ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Policia ka bërë të ditur se viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore si pasojë e sulmit.

I dyshuari për këtë rast është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.