Ilustrim

Prizren, punëtori lëndohet rëndë duke pastruar makinën për grirjen e mishit

Një punëtor në fshatin Poslisht të Prizrenit ka pësuar dje lëndime të rënda trupore në vendin e tij të punës.

Policia ka njoftuar se ai është lënduar aksidentalisht gjersa ka qenë duke pastruar një makinë për grirjen e mishit.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK.

Ky rast njoftohet të ketë ndodhur rreth orës 11:30.

Rasti është inicuar si rrezikim i sigurisë në vendin e punës.