Ilustrim - FOTO: KALLXO

Katër raste të lëndimeve në vendet e punës në 24 orë

Katër raste të lëndimeve në vendet e punës kanë ndodhur dje në vende të ndryshme në Kosovë.

Dy prej tyre kanë ndodhur në Ferizaj, me ç’rast janë lënduar një grua dhe një burrë. Të dy kanë marrë ndihmë mjekësore në Emergjencën e qytetit.

Në fshatin Krushevë të Dragashit, një tjetër burrë është lënduar në vendin e punës dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Një lëndim tjetër, të cilin policia e ka konsideruar si aksidental ka ndodhur në fshatin Piranë të Prizrenit. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës njofton se është duke hetuar tri rastet e para, të cilësuara si “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.