Ilustrim

Goditet me veturë një polic në Rahovec, pëson lëndime të rënda trupore

Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, një i dyshuar dje ka goditur me veturë një person.

KALLXO.com mëson se viktima në këtë rast është një zyrtar policor.

Në raportin 24-orësh policor është thënë se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ngjarja është thënë se ka ndodhur në Rahovec dje rreth orës 22:00.

Tutje është thënë se i lënduari është dërguar në tretman mjekësorë.