Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Prizren, gjenden mbetje mortore, dyshohet të jenë nga lufta e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se punëtorët e Eko Regjionit, gjatë gërmimit për të hapur një varr në varrezat myslimane në qytetin e Prizrenit, kanë hasur në mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije.

Sipas forcave të rendit, dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Tërheqja e mbetjeve mortore është bërë nga njësia e krimeve te luftës.