Fotografi Ilaz Bylykbashi, Foto: KALLXO.com

'Më thanë serbët që ekspozita e radhës do të jetë me fotografi të familjes tënde'

Ilaz Bylykbashi i cili filloi punën si fotoreporter në fund vitet e ’70-a, ka rrëfyer momentin kur është rrahur nga forcat serbe në vitin 1992.

Bylykbashi në emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se atë ditë ishte vrarë një polic serb nga aksioni i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë u pata mësu për së dyti me ec. Është vrarë edhe dikush prej shqiptarëve por s’po më kujtohet, unë isha atë ditë nëpër Prishtinë por shkova në këtë ngjarje. Kur kemi shku atje policia ish bo kordon në rrugë, jo për neve por ato ditë kanë pësuar së paku 10 mijë persona. Kur e panë që jemi gazetarë na thanë që juve po ju presim si ‘zojë’. Edhe na kanë shti mrena na kanë rreh, e kur kemi dalë pas dy ore, aparatat s’mi kishin pas prek, kur kemi ardh te Kroni i Mretit jemi ndalë jemi pastruar që të mos na shohin fëmijët ashtu. Unë tre muaj ditë mezi jam dalë me ecë” – rrëfen Bylykbashi.

Ai ndër tjerash ka treguar edhe momentin kur u frikësua më së shumti gjatë asaj kohë.

Sipas tij, momenti më i frikshëm për të ka qenë kur e kanë kërcënuar me familje.

“Ekspozitën kur e kam pas në Tiranë në ’98-n, kur jam kthy, na i kanë gjet filmat. Më kanë zhvesh më kanë bërë gati me m’rreh. Në Han të Elezit. Në çdo moment kam prit me ndodh diçka andaj i heka fëmijët prej Kosovës i dërgova në Bllacë. Sepse më thanë që ekspozitën e radhës do ta bësh të familjes tënde(me fotografi të familjes tënde), kur ma kanë përmend familjen jam frikësuar shumë” – ka rrëfyer Bylykbashi.