(Ilustrim)

Prizren, arrestohet për sulm ndaj një gruaje dhe vëllait të saj

Një burrë në Prizren është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua dhe vëllanë e saj.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte në lidhje krushqie-miqësie të mëhershme me viktimat.

“Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor”, ka njoftuar PK.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet tutje në njoftim.