Ilustrim

Prizren, arrestohet 24-vjeçari, dërgohet në burg, ishte i dënuar për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 24-vjeçar, S.B., në Prizren, i cili më pas është dërguar në burg për vuajtje të dënimit.

24-vjeçari ishte në kërkim policor për vjedhje të rëndë në Prizren, përderisa dënimi i tij është 1 vit burgim.

“Ai ka qenë në kërkim policor për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje e rëndë në bashkëkryerje” ndërsa arrestimi i tij është bërë në Prizren, në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren” – ka thënë Policia.

Arrestimi ka ndodhur rreth orës 09:30 nga njësitet policore të stacionit policor në Prizren, të cilët kishin pranuar informacione përmes rrugëve operative dhe më pas kishin lokalizuar të dyshuarin.

Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në Burgun në Hajvali.