Ilustrim

Pritjet deri në katër orë për të dalë nga Kosova

Deri në katër orë janë duke pritur qytetarët për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdare.  Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme në këtë pikë kufitare pritjet janë nga 240 deri në 260 minuta, ndërsa kolonat deri në dy kilometra.

Ndërkaq në pikën kufitare, Dheu i Bardh pritjet janë deri në një orë ndërsa për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare pritjet janë deri në 30 minuta.

Pritje për të dal nga vendi MPB ka treguar se ka edhe në pikën kufitare Mutivodë deri në dy orë dhe Jarinje deri në një orë.