Ilustrim

Prishtinë, vëllai rrah motrën

Një grua nga Prishtina ka raportuar se është rrahur nga vëllai i saj, pas një mosmarrëveshje në familje.

Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari ka deklaruar se incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje me motrën. Ai ka thënë se vetëm kishte ndërhyrë dhe e kishte shtyrë atë që të largohet, porse si pasojë viktima është rrëzuar në shkallët e shtëpisë.

Viktima, sipas Policisë ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt.