Foto: KALLXO.com Ilustrim

Prishtinë, ushtron dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë pasi që I njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Rasti ka ndodhur dje pak pas mesnatës.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në strehimore , ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokuronit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.