Ilustrim

Prishtinë - Thyhet vetura në parking të një marketi, grabitet çanta me dokumente

Një shtetas i huaj ka njoftuar organet e rendit se në parkingun e një marketi i është thyer vetura e tij private.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, nga vetura iu është vjedhur një çantë dore në të cilën kishte dokumente personale, tri kartela bankare dhe dy palë çelësa (të banesës dhe zyrës).

Nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti në hetime.