Foto: Ilustrim

Prishtinë, rrokulliset makina, tre persona të lënduar

Një makinë është rrokullisur sot rreth orës 19:15 në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.

Sipas Bajram Krasniqit, nga zyra për informim e Policisë e përfshirë ka qenë vetëm një veturë, kurse janë lënduar tre persona.

“Në ora 19:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. E përfshirë është vetëm një veturë, tre persona janë dërguar për tretman mjekësor,” ka thënë Krasniqi.

Njësitet policore po merren me shkaqet e aksidentit.