Foto: Ilustrim

Prishtinë, rrahen dy burra për fëmijë, arrestohen dy gra për pengim të policëve

Policia e Kosovës njofton se një burrë në Prishtinë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Për këto lëndime trupore i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Deri te sulmi dyshohet se ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje të fëmijëve.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy gra të dyshuara për shkak se kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Ndërsa sipas policisë, i dyshuari gjendet në arrati.

Për këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të të cilit, të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i cili ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, po vazhdon të hetohet nga policia.