Fotografi e dërguar nga një qytetar në KALLXO.com

Prishtinë, qytetarët parkojnë veturat në hapësira të gjelbëruara (FOTO)

Qytetarët vazhdojnë të parkojnë veturat vend e pa vend.

Diçka e tillë ka ndodhur edhe sot në Prishtinë, në lagjen “Bregu i Diellit”.

Një qytetar ka dërguar foto në adresë të KALLXO.com ku shihen së paku dy vetura të parkuara në hapësira të gjelbëruara.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari:

Fotografi e dërguar nga një qytetar në KALLXO.com

 

Fotografi e dërguar nga një qytetar në KALLXO.com

KALLXO.com ka raportuar edhe raste të tjera të parkimit të tillë nëpër qytetet e Kosovës.

Komuna e Prishtinës në qershor të këtij viti ka funksionalizuar ndërmarrjen lokale ‘Prishtina Parking’ e cila ka për qëllim të krijojë parkingje të reja dhe të reduktojë tollovinë në qytet.

Sipas Komunës së Prishtinës këto parkingje do bëhen në çdo hyrje të qytetit dhe brenda në qytet, kurse çmimet do variojnë në bazë të zonës ku parkohen.