Prishtinë, 200 euro gjobë për parkim në hapësirë të gjelbëruar

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se një qytetar në kryeqytet është gjobitur me 200 euro, pasi ka parkuar makinën në një hapsirë të gjelbëruar.

“Dje u parkua në gjelbërim, sot i shkoi gjoba 200 euro”, ka shkruar Ahmeti në ‘Facebook’.

Hapësira e gjelbëruar ku është parkuar makina është në lagjen ‘Bregu i Diellit’ dhe sipas Ahmetit, është relativizuar kohëve të fundit.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.