Parku i Pejës vendparkim për vetura

Edhe pse parqet ndërtohen me qëllimin e një hapësire si vendpushim, për realizimin e aktivitete dhe relaksim, shpesh ato po shfrytëzohen edhe si vendparkingje për vetura.

Dy vetura janë parkuar në zonën e gjelbruar në parkun e Pejës.

Një qytetar ka dërguar një foto në adresë të KALLXO.com,  ku shihen dy vetura të parkuara në parkun ngjitur me Shkollën e Muzikës në rrugën Wesley Clark, në qendër të qytetit.