Prishtinë, Policia i zë në flagrancë dy persona duke shkëmbyer marihuanë

Policia e Kosovës, ka arrestuar dje dy persona në Prishtinë, pasi i ka zënë në flagrancë duke shkëmbyer substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Policia ka njoftuar se substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar.

Ndërsa, të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Hys Popova’ në ora 17:00.