Foto: Policia e Kosovës, Facebook
Prishtinë, Policia i gjen kokainë në veturë dhe në shtëpi
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prishtinë një person me inicialet B.S. pasi që në veturën të cilën ai e drejtonte, të tipit “Audi” me targa vendore, ka sekuestruar shtatë paketime të vogla me rreth 4 gramë të dyshuar si narkotik të llojit kokainë.
Në konsultim me prokurorin, Policia ka kontrolluar edhe shtëpinë dhe banesën e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe ka sekuestruar substanca narkotike, të dyshuara si kokainë, me peshë rreth 570 gramë, me vlerë tregu vendor rreth 57 mijë euro.
Policia ka sekuestruar edhe një mijë euro, 18 dollarë amerikanë, 160 franga zvicerane, 20 funta angleze, 20 dinarë serbë, tri peshore digjitale, dy telefona dhe një automjet të tipit “Audi”.
Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Prishtinë pasi që Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik/Sektori Qendror i Hetimeve, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike ka ndaluar automjetin në fjalë.
Marrja e provave dhe procedurat e tjera janë kryer nga njësia e forenzikës.
Me vendim të prokurorisë i dyshuari është ndaluar në mbajtje për vazhdimin e hetimeve.
Rasti ka ndodhur sot në rrugën “UÇK” në Prishtinë pasi që Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik/Sektori Qendror i Hetimeve, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike ka ndaluar automjetin në fjalë.