Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtinë, mungesë e mjekëve në QMF, Komuna shpejt pritet të hapë konkurs për shtim stafi

Që nga fillimi i këtij viti komuna e Prishtinës është duke u përballur me mungesë të mjekëve në kujdesin parësor në zona periferike dhe rurale.

Kjo situatë u krijuar pasi shumë mjekë shkuan për specializim në nivelin terciar dhe Komuna u detyrua të largojë mjekë nga fshatrat për të plotësuar mungesën në qytet.

Deri tani komuna ka minus 45 punëtorë shëndetësorë.

Bujar Gashi, drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë, për KALLXO.com tha se shumë shpejt pritet të hapet konkursi për shtim të stafit.

“Shpresojmë që së shpejti të kemi hapjen e konkursit. Kërkesa është bërë vetëm presim lejen për hapje të konkursit,” ka thënë Gashi.

Prishtina ka hapur një konkurs të tillë edhe gjatë vitit 2020, kur shtoi numrin për shkak të situatës me pandeminë.

Komuna e Prishtinës hap konkurs për 40 punëtorë në QKMF