Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komuna e Prishtinës hap konkurs për 40 punëtorë në QKMF

Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Prishtinës ka hapur konkurs për pranimin e 40 punëtorëve në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare.

Në këtë konkurs janë të përfshira pozitat si: specialistë, mjekë të përgjithshëm, Infermierë, stomatologë, asistentë të stomatologjisë, specialistë të stomatologjisë, teknikë të radiologjisë, asistentë të administratës, rrobalarës, vozitës.

Në bazë të njoftimit, kandidatët duhet të kenë të përmbushura kriteret që kërkohen për këto pozita në bazë të rregullores në fuqi.

Në njoftim thuhet se konkursi do jetë i hapur për 15 ditë nga shpallja ku aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumente tjera të nevojshme që kërkohen për pozitat e lartpërmendura.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në objektin e Komunës së vjetër deri më datë 24 shtator 2020.

Detaje më të hollësishme për konkursin i gjeni këtu.