Prishtinë - Mbahet marsh në mbështetje të palestinezëve në Gaza

Me thirrje dhe pankarta “Liri për Palestinën” të shtunën në Prishtinë është mbajtur një marsh në mbështetje të qytetarëve palestinez në Gaza.

Qytetarët janë parë në sheshet kryesore të kryeqytetit ndërsa, në fund është mbajtur edhe një fjalim.

Ngjarja e sotme ishte paralajmëruar disa ditë më parë në rrjete sociale.

KALLXO.com ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës për të kuptuar më shumë se kush e ka organizuar dhe a kanë pasur njoftim forcat e rendit për këtë marshim, por deri në publikimin e këtij artikulli, ata nuk janë përgjigjur.

Më 7 tetor 2023, një sulm me raketa nisi drejt Izraelit nga grupi Hamas.

Deri më tani, janë konfirmuar mijëra njerëz të vdekur ndërsa sot janë lejuar për herë të parë të futën kamionë me ndihma humanitare në qytetin e Gazës.