Interpol - Foto: REL/EPA

Prishtinë, gjendet vetura e kërkuar nga Interpoli

Një veturë e cila po kërkohej nga Interpoli është gjetur nga Policia e Kosovës në Prishtinë.

“Pas kontaktit me autoritetet e një shteti tjetër është lokalizuar një veturë e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol. Vetura është gjetur e demoluar dhe pjesët e saj ishin duke u vendosur në një veturë tjetër të markës së njëjtë” – njofton policia.

Vetura ishte gjetur më 10 shkurt, ndërsa më 13 shkurt është kthyer në gjendje të rregullt dhe është sekuestruar derisa në përfundim të procedurave për rikthim të veturës pronarit në vendin e origjinës.

Rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë/gjetje e veturës”.