Prishtina, maj, 2023. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Prishtinë, gjendet një person i vdekur në shtëpinë tij

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se një person është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë.

Rasti ndodhi të enjten ndërsa hetimet për zbardhjen, sipas policisë, kanë nisur.

Një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion” – thuhet në njoftim.