Prishtinë, gjendet i vdekur personi që ishte raportuar si i zhdukur

Një person është gjetur i vdekur dje në rrugën 1 Tetori në Prishtinë.

Në raportin policor thuhet se viktima ishte raportuar si i zhdukur që nga ora 17:00 e  31 gushtit të këtij  viti.

Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia këtë rast e ka cilësuar si vdekje të dyshuar.