Prishtinë - Gjendet i vdekur një person, dyshohet për vetëvrasje

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës, e cila po dyshohet se mund të jetë vetëvrasje.

Policia e Kosovës ka marrë informatën sot rreth orës 11:00 dhe është duke e hetuar rastin të kualifikuar si vdekje të dyshimtë.

“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë”, tha zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas të dhënave të Policisë, kjo dyshohet të jetë vetëvrasja e tretë në Kosovë brenda 24 orëve të fundit.