Foto-ilustrim

Prishtinë, gjendet i vdekur në veturë një person, dyshohet për vetëvrasje

Një person i moshës rreth 28-vjeç është gjetur i vdekur në një veturë në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar për KALLXO.com nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se Policia rreth orës 21:00 ka pranuar një informatë për një person të vdekur në rrugën “Sokol Sopi” në kryeqytet.

Tutje zëdhënësi ka thënë se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjentë kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – ka thënë Borovci.

Ai tutje ka thënë se aktualisht Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.