Ilustrim

Prishtinë, dy të vdekur në rrethana të dyshimta

 

Është raportuar se në dy raste të ndara janë gjetur dy persona të vdekur në Prishtinë.

Sipas policisë në njërin rast pa shenja jetë është gjetur viktima i gjinisë mashkullore, në një banesë. Kjo ngjarje ka ndodhur dje rreth orës 12:40.

Kurse në rastin tjetër është raportuar se pa shenja jetë është gjetur viktima grua.

Sipas policisë ajo kishte qenë duke jetuar e vetme në banesë. Të gjitha njësitet përkatëse janë marrë me rastin thuhet tutje në raportin e policisë.

Kjo ngjarje ka ndodhur dje rreth orës 21:00.