Prishtinë, dy fëmijët dhe prindërit përleshen pas një mosmarrëveshje

Dje në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje, ka ndodhur një përleshje fizike mes katër anëtarëve të një familjeje.

Sipas policisë së Kosovës një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Katër të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit, djali dhe vajza janë dërguar në mbajtje, ndërsa prindërit e tyre janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë edhe më 24 gusht është arrestuar i dyshuari tjetër, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.