Prishtinë, disa të arrestuar për posedim të substancave narkotike

Katër raste për posedim të substancave narkotike janë iniciuar nga Policia e Kosovës në 24-orët e fundit në Prishtinë.

Dy burra janë arrestuar dje në rrugën “Rrahim Beqiri” në kryeqytet, pasi policia i zuri duke shkëmbyer substanca narkotike. Në raportin e Policisë thuhet se te njëri nga të dyshuarit, policia kanë gjetur dhe sekuestruar 1.4 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin kujdestar të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Për posedim të substancave narkotike u arrestuan edhe dy persona tjerë në rrugën “Nuhi Berisha” në kryeqytet. Sipas policisë, gjatë kontrollit te të njëjtit  është gjetur dhe sekuestruar 2.4 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin kujdestar të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë po ashtu u arrestua një burrë pasi gjatë kontrollit nga policia iu gjetën dhe sekuestruan 5.8 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Nga policia bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Arrestim tjetër për posedim të substancave narkotike ndodhi edhe në rrugën “Rrahim Beqiri” në kryeqytet. Një burrë ishte arrestuar pasi gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar e substancës narkotike të llojit marijuanë me peshë 1.2 gram dhe 03 gram pluhur i bardhë. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.