Prishtinë, cilësia e ajrit mesatare

Cilësia e ajrit në Prishtinë ka parametra mesatar.

Sipas të dhënave të Ambasadës Amerikane në Kosovë, niveli i ndojtës është 80 AQI të PM 2.5.

Këta parametra tregojnë se ajri është i pranueshëm por njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë vështirësi (simptome) të kanaleve të frymëmarrjes, për shkak të disa ndotësëve.

Ambasada Amerikane ka vendosur katër stacione për matjen e ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Këto stacione janë të vendosura në Ambasadën Amerikane, në rrugën Nazmi Mustafa, në rrugën Pajazit Ahmeti dhe në rrugën Gazmend Zajmi.

Cilësia e Ajrit, 25/11/2020

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.