Ilustrim

Ajri sonte në Prishtinë - shumë i pashëndetshëm

Cilësia e ajrit në këto momente është shumë e pashëndetshme.

Kështu tregojnë të dhënat e matësve të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Indeksi i ndotjes në këtë matës në orën 20:00 ka arritur në AQI 260 të PM 2.5

Kur ajri arrin këtë nivel të ndotjes e gjithë popullata ka rrezik të ndikohet.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadë mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

Grimca të tilla mund të jetë rezultat i lëshimit të gazrave nga automjetet dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit, apo ndodhi të drejtpërdrejta si zjarret në maje dhe mund të mbetet pezull në ajër për periudha të gjata kohore.



Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.