Ndotja e ajrit në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi

Ajri sot në Prishtinë, i pashëndetshëm për grupet e ndjeshme

Ajri sot në Prishtinë është i pashëndetshëm për grupe të ndjeshme sipas tregueseve të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

Sipas matësve, indeksi i ndotjes sot në orën 16:00 ka qenë 118 AQI apo cilësi e pashëndetshme për grupe të ndjeshme të njerëzve.

AQI “e pashëndetshme për grupet e ndjeshme” është prej 101 deri 150.

Edhe pse popullata e përgjithshme nuk do të ishte e prekur medoemos në këtë nivel të AQI njerëzit me sëmundje të mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuar nëse i ekspozohen ozonit, kurse personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët, janë më të rrezikuar nga prezenca e grimcave në ajër.

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.