Prishtina

Ajri sot në Prishtinë, i cilësisë së mirë

Ajri gjatë ditës së sotme në Prishtinë është kryesisht i cilësisë së mirë.

Në bazë të monitorimit të cilësisë nga ambasada e SHBA-ve në Kosovë, indeksi i cilësisë së ajrit i matur në orën 09:00 në kryeqytet është 43 AQI.

Kjo AQI tregon se cilësia e ajrit konsiderohet si e kënaqshme dhe ndotja e ajrit në këtë nivel paraqet rrezik të vogël apo nuk paraqet fare rrezik.

Indeksi i cilësisë së ajrit (AQI), i kthen të dhënat e cilësisë së ajrit në numra dhe ngjyra për t’ju ndihmuar njerëzve të kuptojnë se kur duhet marrë masa për ta mbrojtur shëndetin e tyre.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadë, mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

Ndërsa, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore. Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Materiale me rëndësi për cilësinë e ajrit mund t’i lexoni duke klikuar në LINK.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.