Prishtinë, arrestohen tre persona

Janë arrestuar tre persona sot rreth orës 15:30 në “Rrugën C”. Kështu ka bërë të ditur Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Sipas tij, forcat e rendit kanë konfiskuar edhe një armë.

“Në ora 17:30, njësi të reagimit të shpejtë të PK-së, në ‘Rugën C’, kanë hasur në një mosmarrëveshje (konflikt) mes disa personave. Policia ka ndërhyrë, ka konfiskuar një armë dhe ka ndaluar tre persona. Njësitet e SP ‘Jugu” janë edhe në këto çaste duke e  trajtuar rastin”, thuhet në njoftim.