Ilustrim

Prishtinë, arrestohen dy persona për vjedhje të parave

Dy persona, njëri prej tyre i mitur, janë arrestuar pasi u zunë duke vjedhur para në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, te njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 98 eur0.

Tutje, nga policia potencojnë se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur më 21 janar në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë rreth orës 03:20 të mëngjesit.