Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtinasi kanos me mesazhe bashkëshorten

Policia e Kosovës njofton se një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është kanosur me mesazhe përmes telefonit nga burri i saj.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur në Prishtinë dje rreth orës 13:30.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje,  ndërsa rasti vazhdon të hetohet.