Prishtina vazhdon të prijë me raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit Instituti kombëtar i shëndetit publik ka testuar gjithsej 2059 mostra prej të cilave 963 kanë rezultuar pozitive.

Numri më i madh i të infektuarëve është në Prishtinë me 347 raste vetëm gjatë 24 orëve të fundit, pasuar nga Ferizaj me 102 raste.

Rastet tjera pozitive janë nga këto komuna: Podujevë 61 raste, Gjakovë 52 raste, Gjilan 51 raste, Fushë-Kosovë 45 raste, Shtime 34 raste, Prizren 30 raste, Vushtrri 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 24 raste, Lipjan 21 raste, Viti 20 raste, Obiliq 16 raste, Rahovec 16 raste, Kaçanik 12 raste, Suharekë 12 raste, Malishevë 10 raste, Klinë 9 raste, Deçan 8 raste, Kamenicë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 5 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Novobërdë dhe Shtërpcë.

Prishtina në masat e fundit të qeverisë është futur në zonën e kuqe, si komunë me shumë raste në 100 mijë banorë.

Prej sot hyjnë në fuqi masat e reja të qeverisë ku kryeqyteti do futet në orë policore nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit.