Foto: Freepik

Prishtina pritet të bëhet me kamera të sigurisë me inteligjencë të lartë artificiale

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka thënë se në Prishtinë së shpejti do të vendosen kamera të sigurisë me inteligjencë të lartë artificiale.

Rama ka thënë se për herë të parë në Prishtinë, nga ky fillim-vit do të vendosen kamerat e sigurisë të cilat do t’i monitorojë Policia e Kosovës.

“Këto kamera kanë një inteligjencë të lartë artificiale, prodhim amerikano – kanadez, të cilat do të na ndihmojnë që përmes Policisë, të bëjmë identifikimin e personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare apo vende ku nuk lejohet” – ka shrkuar Rama në Facebook.

Ai tutje ka shtuar se përmes këtij sistemi, do të identifikohen, sipas tij në kohë rekord, personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë.

“Ne besojmë se do të ul numrin e këtyre rasteve dhe rrisë nivelin e sigurisë në kryeqytet” – theksoi i pari i Prishtinës.

Rama shtoi se personat të cilët me makina hynë gabim në rrugë një kahëshe, bëjnë tejkalim në vijë të plotë ndarëse, apo udhëtojnë me veturë të paregjistruar, do të identifikohen menjëherë nga kamerat, të cilat tha se do të japin sinjalet në qendrën e monitorimit në Polici, duke ndikuar që shkelje të tilla të ndodhin sa më pak.

Kryetari në fund shtoi sekryeqyteti do të jetë më i sigurt.