Prishtina planifikon shkolla të reja në tri lagje

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar se dje kanë filluar procedurat e tenderimit për ndërtimin e tri shkollave në lagje të ndryshme të kryeqytetit.

“Dje ka dal njoftimi për fillimin e procedurave të tenderimit për tri shkolla të reja në Prishtinë, në Mat, Sofali e Veternik (afër Lagjes Qendresa). E pas një vlerësimi mjedisor së shpejti edhe për shkollen e katërt në Arbëri afër Komunes se Re,” është shprehur Ahmeti.

Tutje ai shtoi se këto shkolla po bëhen në bashkëpunim me bankën botërore dhe për herë të parë në Kosovë më mëtodën PFI.

“Këto katër shkolla po bëhen në bashkëpunim me IFC (Banka Botërore) dhe për herë të parë në Kosovë me metoden PFI (Private Finance Initiative). Shkollat janë dizajnuar nga një Kompania Italiano Kolombiane e përzgjedhur nga Bank Botërore dhe do të jene ndër shkollat më moderne në Kosovë,” është shprehur tutje Ahmeti.

Dje Kallxo.com ka raportuar për tenderin në vlerë 10 milionë euro për ndërtimin e tri shkollave në Prishtinë.

Vlen të theksohet se Ahmeti gjatë fushatës pati premtuar se gjatë këtij mandati do ndërtojë pesë shkolla të reja në qytet.

Prishtina hap tender 10 milionesh për ndërtimin e tri shkollave