Prishtina hap tender 10 milionesh për ndërtimin e tri shkollave

Zyra e prokurimit në Komunën e Prishtinës  ka shpallur tenderë më vlerë 10 milionë euro për ndërtimin e tri shkollave.

Në këtë tenderë përpos ndërtimit të shkollave është e përfshirë edhe sigurimi i mirëmbajtjes dhe shërbimeve në Komunën e Prishtinës.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 10,300,000.00 euro.

Lloji i procedurës së kësaj kontratë është i kufizuar, ku më së shumti 6 kandidatë do ftohen për të dorëzuar tenderët e kësaj  kontrate pas fazes së parakualifikimit.

Kriter për dhënien e kësaj kontrate është çmimi më i ulët.

Sipas njoftimit afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve nga operatorët ekonomikë është deri më 24 gusht 2020.