Qentë endacakë (Ilustrim)

Prishtina dorëzon projektin për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kanë dorëzuar në prokurim projektin për ndërtimin e qendrës/strehimores për qentë endacakë në Prishtinë.

“Pas shumë letrave dërguar nivelit qendror për nevojen për koordinim nacional për çeshtjen e qenve endacakë, Komuna e Prishtinës nuk mund të pret më”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Më tej Ahmeti ka thënë se do t’i vendosin disa pika të ushqimit për qentë endacakë në pika kryesore në qytet.

Dhe se janë duke ndërtuar edhe një park të qenve për shëtitjen e qenve shtëpiakë.

Pas shumë letrave dërguar nivelit qendror për nevojen për koordinim nacional për çeshtjen e qenve endacak, Komuna e Prishtinës nuk mund të pret më. Sot kemi dorëzuar në prokurim ndërtimin e qendres/strehimores në Prishtinë. Si shtesë, do ti vendosim disa pika të ushqimit për qentë endacak në pika kryesore në qytet. Për fund, jemi duke ndërtuar edhe një park të qenve për shetitjen e qenve shtëpiak. #prishtina animal friendly city

Publiée par Shpend A. Ahmeti sur Mercredi 13 novembre 2019