Yevgeny Prigozhin, Foto/ CNN

Prigozhin: Paratë e gjetura gjatë bastisjes nga forcat ruse i përkasin grupit Wagner

Yevgney Prigozhin ka konfirmuar se paratë e gjetura gjatë bastisjes në një nga zyrat e tij i përkasin grupit Wagner.

Ai nuk dha detaje rreth shumës së saktë – por më herët mediat ruse thanë se 4 miliardë rubla (38 milionë euro; 48 milionë dollarë) ishin gjetur gjatë një bastisjeje nga forcat ruse në zyrën e Prigozhin në Shën Petersburg.

Në një audio mesazh për Telegramin ai u referohet ‘një kamioni dhe dy autobusëve të mbushur me para’.

Sipas tij, këto janë fonde për mbulim kompensimi për ushtarët e vrarë të Wagner.

“Wagner ka funksionuar për 10 vitet e fundit duke përdorur vetëm para të gatshme – siç është rënë dakord në kontratën tonë. Unë i përmbahem plotësisht”, tha Prigozhin.

Nga dita e premte Moska ka rritur sigurinë pasi shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin po akuzohet për nxitje të rebelimit.

Ngjarja paraqet një përshkallëzim befasues të grindjeve brenda Rusisë. BBC

Wagner nis lëvizjet drejt Moskës