Prezantohej rrejshëm si polic, legjitimonte veturat në rrugë, arrestohet

Policia e Kosovës ka bërë ët ditur se ka arrestuar një person i cili prezantohej rrejshwm si polic. Sipas Policisë, i dyshuari duke përdorur dritat vezulluese ka ndaluar veturat civile në autostradë.

I dyshuar, sipas Policisë i kishte postuar video në rrejtët sociale, duke përdorur aplikacione të ndryshme në telefon, me drita kinse vezulluese.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta, personi i cili ka postuar videon në fjalë është identifikuar dhe i njëjti është sjellë në stacionin policor Obiliq dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, pasi që ai gjatë asaj ngjarje në videon e publikuar, ishte prezantuar si zyrtar policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Prezantim i rremë si person zyrtar”.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për dyzet e tetë orë.